Pyetjet e shpeshta të bëra nga Publikuesit!(Lexo PESH për reklamues)
Çka është programi i partneritetit i Kosoft ADS për publikues/webmaster?

Programi i partneritetit që Kosoft ADS ofron për publikues (webmaster) ju lejon publikuesve të shfaqin reklamat e partnerëve tanë në ueb faqet e tyre dhe të paguhen për secilin klikim legjitim që gjenerohet në faqen e tyre.

Si mund të aplikoj për tu bërë publikues?

Për tu bërë publikues i Kosoft ADS, ju sëpari duhet të aplikoni duke klikuar këtu, pasi ju të keni dërguar kërkesën, stafi jonë do të analizoj më kujdes ueb faqen tuaj për të parë nëse ju i plotësoni apo jo kushtet për tu bërë publikues i reklamave tona. Ju do të merrni një email konfirmimi nga ana jonë, zakonisht brenda 24-72 orëve.

Sa blloqe të reklamave mund t'i vendosi në faqe?

Ju mund të vendosni mëse shumti deri në 3 blloqe (grupe) të reklamave. Për secilin bllok të reklamave ju duhet të gjeneroni kodin HTML

Cilat janë mënyrat e tërheqjës së parave?

Aktualisht ju mund t'i tërhiqni paratë vetëm përmes KosPay.

Kur do të paguhem unë?

Ju mund të bëni kërkesë për tërheqje të parave sapo të keni arritur shumën minimale prej 20 euro. Pasi ju te keni bërë kërkesë për tërheqje, stafi jonë do të analizoj dhe njëherë kredibilitetin e llogarisë tuaj, dhe nëse cdo gjë është në rregull, ne do ju dërgojmë shumën e parave brenda 24-72 orëve